Per klasifikimin e llojeve te ndryshme te lekures perdoren disa kritere. Megjithate, nga pikepamja kozmetike, lekura klasifikohet sipas disa faktoreve qe lidhen me ekuilibrin e saj: sekretimi dhjamor, hidratimi dhe niveli i ndjeshmerise. Keshtu, çdo lloj lekure do te kete karakteristikat e veta dhe do te kerkoje kujdes te diferencuar.
Bazuar ne keto karakteristika, ekzistojnë pese tipe te lekures: normale, e thate, e yndyrshme, e kombinuar (lekure e yndyrshme dhe e thate) dhe e ndjeshme.
LEKURE NORMALE
Kjo lekure nuk eshte as shume e thate dhe as shume e yndyrshme. Ka teksture te rregullt dhe nje pamje te paster dhe te bute.
LEKURE E NDJESHME
Lekura e ndjeshme eshte me e prirur te reagoje ndaj stimujve ndaj te cilave lekura normale nuk ka asnje reagim. Eshte nje lekure e brishte, e shoqeriar zakonisht me ndjesi shqetesimi, si nxehtesi, shtrengum, skuqje ose kruajtje. Kjo lloj lekure humbet funksionin e saj pengues (ose mbrojtës), duke e bere me te lehte hyrjen e mikroorganizmave dhe substancave irrituese ne te dhe rrit mundesine per te pasur nje infeksion dhe reaksion alergjik.
LEKURE TE THATE
Ne shume raste, lekura e thate shkaktohet nga faktore te jashtem si moti, lageshtia e ulet e ajrit dhe zakonisht eshte e perkohsme. Megjithate, per disa njerez mund te ndodhe me shpesh dhe madje te jete nje gjendje e perhershme. Meqenese lekura e thate mund te plasaritet duke e lene ate me te ekspozuar ndaj baktereve, megjithese ne pergjithesi kjo nuk eshte serioze, ajo mund te shkaktoje çrregullime te tjera te lekures, si ekzema, ose te jetë me e prirur ndaj infeksioneve nese nuk menaxhohet siç duhet.
LEKURE E YNDYRSHME
Lekura e yndyrshme ka nje pamje poroze, te lagesht dhe te ndritshme. Shkaktohet nga prodhimi i tepert i yndyres nga gjendrat dhjamore dhe zakonisht percaktohet nga shkaqe gjenetike dhe/ose hormonale. Eshte i shpeshte tek adoleshentet dhe te rinjte nen 30 vjeç dhe zakonisht lidhet me shfaqjen e akneve.
LEKURE E KOMBINUAR
Bazuar në vendndodhje, kjo tipologji paraqet karakteristika si te lekures se thate dhe te yndyrshme, pasi shperndarja e gjendrave dhjamore dhe te djerses nuk eshte homogjene. Zona me me shume vaj eshte zakonisht zona T (balli, hunda dhe mjekra), ndersa lekura ne faqe eshte normale ose e thate.